kthejnë mediat sociale në biznes
Rrjetet sociale po kthehen gjithmonë e më tepër në një mjet përfitimi dhe një promovim për shumë femra, sidomos për femrat e bukura dhe seksi. Një prej këtyre femrave të bukura, është edhe Renee Somerfield, 23 vjeç, e cila po e përdor rrjetin social “Instagram” si një mjet përfitimi për të rritur të ardhurat e saj. 23-vjeçarja nga Sydney e nisi karrierën e saj duke postuar me mijëra foto, kryesisht foto ku ajo shfaqet me bikini. Somerfield tani ka mbi 430 mijë ndjekës në Instagram, dhe muajin e kaluar ajo zinte faqen e parë të revistës “Maxim Australia”, me titullin: “Ylli më seksi i mediave sociale në Australi”.
Somerfield e ka përdorur  popullaritetin e saj në Instagram për të hyrë në një industri tepër të vështirë të konkurrecës mediatike. Ajo thotë se ka plane të mëdha për këtë vit, dhe se në verë do të prezantojë një linjë të re me bikini. Pak kohë më parë, ylli amerikan e mediave sociale, Jen Selter bëri jehonë të madhe për format e trupit të saj, veçanërisht për të pasmet e saj. 20-vjeçarja Selter ka mbi 1.8 milionë ndjekës në Instagram, duke ia kaluar kështu edhe yllit të muzikës pop, Rihanës.